Diaspora shqiptare në Australi protestë për Vjosë-Nartën dhe Zvernecin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqiptarët në Australi do të mblidhen në protestë në Melbourne më 13 qershor, në një tjetër reagim të diasporës kundër projekteve që sipas organizatorëve rrezikojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Tubimi do të zhvillohet pranë State Library Victoria, nga ora 13:00 deri në 14:30, nën sloganin “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është në shitje”).

Në thirrjen publike të shpërndarë në rrjetet sociale, organizatorët bëjnë apel për mbrojtjen e Vjosës, Nartës, Vlorës dhe çdo territori shqiptar që, sipas tyre, duhet të ruhet nga shkatërrimi mjedisor dhe interesat oligarkike.

“Zëri ynë. Trashëgimia jonë. E ardhmja jonë”, thuhet në posterin e protestës, ku qytetarët ftohen të “ngrihen, të flasin dhe të mos heshtin”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.