Disa pamje nga Youth Soccer tournament 4, i cili u realizua nga Vatra Chicago dhe me ndihmën e donatorëve pa të cilët ky event nuk do të ishte i mundur. I përcjellim një falenderim të përzemërt donatorëve që na mbështetën, vullnetarëve që ndihmuan pa u lodhur gjatë aktivitetit, prindërve dhe të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që morën pjesë. Një falenderim i veçantë shkon dhe për qendrën kulturore, xhamia shqiptare, si dhe personelin drejtues të cilët na lejuan të përdorim fushën e futbollit.
Dita filloi me shi, por u ndal pikërisht në momentin që filloi ndeshja.Të rinj të moshave të ndryshme luajtën me përkushtim dhe devotshmëri. Atmosferën e bëri edhe më të këndshme prania e futbollistes së famshme Riga Kallaba ( lojtare e kombëtares së Kosovës për femra e cila jeton në Chicago).
Riga është një figurë me të cilën krenohemi dhe një shembull suksesi për tu ndjekur nga të rinjtë. Në fund u shpërndanë medalje dhe kupa për skuadrën dhe lojtarin më të mirë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.