Albanian Harvest Festival, Bujari dhe mbështetje për pacientët terminalë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Festivali Shqiptar i Korrjes është kthyer tashmë në një aktivitet të rëndësishëm jo vetëm për komunitetin lokal, por edhe për vizitorë nga e gjithë Australia. Përtej promovimit të kulturës shqiptare përmes gatimeve tradicionale, muzikës dhe valleve, festivali është shndërruar edhe në një mbështetës të rëndësishëm të organizatave bamirëse dhe shërbimeve jetike për komunitetin.

Festivali organizohet çdo vit nga Albanian Moslem Society of Shepparton, (Shoqata Myslimane Shqiptare e Sheppartonit) e cila prej vitesh përdor të ardhurat e aktivitetit për të mbështetur kauza humanitare dhe organizata komunitare në Australi.

Për të tretin vit radhazi, Shoqata Myslimane Shqiptare e Sheppartonit (AMSS) ka dhuruar 5 mijë dollarë australianë për GV Hospice, organizatë që ofron kujdes dhe mbështetje për personat me sëmundje terminale. Falë këtij donacioni, organizata ka mundur të sigurojë një pajisje portative oksigjeni, e cila ndihmon pacientët që kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe u jep atyre më shumë pavarësi në jetën e përditshme.

Përfaqësuesi i AMSS-së, Reg Qemal, u shpreh se kjo organizatë ka një rëndësi të veçantë për komunitetin dhe se mbështetja ndaj saj është një kontribut me vlerë humane.

“Jemi shumë me fat që kemi një shërbim 24-orësh si ky dhe janë pikërisht donacionet e tilla që ndihmojnë në vazhdimësinë e tij,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se suksesi i festivalit nuk do të ishte i mundur pa punën dhe përkushtimin e vullnetarëve dhe mbështetësve të shumtë që kontribuojnë çdo vit në organizimin e aktivitetit.

Përveç GV Hospice, Shoqata Myslimane Shqiptare e Sheppartonit ka dhuruar edhe 2,500 dollarë për Royal Children’s Hospital dhe 2 mijë dollarë për organizatën “Kind Cuts for Kids”, e cila ofron kujdes mjekësor specialistik për fëmijët në vendet në zhvillim.

Këto donacione dëshmojnë se Festivali Shqiptar i Korrjes në Shepparton nuk është vetëm një festë kulturore që promovon traditat shqiptare dhe gjallëron ekonominë lokale, por edhe një aktivitet me ndikim të rëndësishëm social dhe humanitar për komunitetin australian.

Albanian festival of generosity

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.