SHBA/ Ra në një pusetë elektrike, ndërron jetë 56-vjeçarja shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një 56-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të hapur në Midtown Manhattan, në New York, gjatë mbrëmjes së së hënës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, banore e Briarcliff Manor, në Westchester County, New York. Sipas mediave amerikane dhe burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, pranë dyqanit “Cartier”, në kryqëzimin e East 52nd Street me Fifth Avenue.

Sipas informacionit paraprak, gruaja kishte ndaluar automjetin e saj tip Mercedes-Benz SUV dhe, sapo kishte zbritur nga makina, ka rënë në një pusetë të hapur me thellësi rreth 3 deri në 5 metra, e cila nuk ishte i mbuluar.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga puseta dhe e transportuan drejt spitalit New York-Presbyterian/Weill Cornell Medical Center, ku më vonë u konfirmua vdekja e saj si pasojë e plagëve të marra.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë për mediat lokale se gruaja kërkonte ndihmë ndërsa priste mbërritjen e ekipeve të shpëtimit.

Kompania energjetike Con Edison konfirmoi se ka nisur një hetim të brendshëm për të kuptuar pse pusi kishte mbetur i pambuluar.

“Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen e jetës së një qytetareje pas rënies në një pus të hapur. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar se si ndodhi incidenti,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

Sipas familjarëve, Donike Gocaj ishte nënë dhe gjyshe. Djali i saj ishte martuar vitin e kaluar në Cancun të Meksikës, ndërsa vajza e saj rezulton bashkëthemeluese e një kompanie produktesh për flokët, e fokusuar tek personat me aftësi të kufizuara në shikim.

Autoritetet vijojnë hetimet për ngjarjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.