Marrëveshje historike Kosovë–Ontario: njohje dhe shkëmbim i patentë-shoferëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas një procesi të gjatë bashkëpunimi ndërinstitucional, është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Provincës së Ontario në Kanada, për njohjen dhe shkëmbimin e patentë-shoferëve.

Sipas marrëveshjes, të gjithë shtetasit e Kosovo që jetojnë në Ontario do të mund të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar në Kosovë në leje drejtimi të Ontarios, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen testeve me shkrim apo provimeve praktike të vozitjes.

E njëjta e drejtë do të vlejë edhe në drejtim të kundërt, duke u mundësuar shtetasve kanadezë nga Ontario që të konvertojnë patentë-shoferët e tyre në dokumente të Republikës së Kosovës, në rast se vendosin të jetojnë atje.

Autoritetet e përfshira e kanë cilësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto ka luajtur rol kyç në realizimin e këtij procesi, duke falënderuar institucionet e Ontarios, në veçanti ministrin Prabmeet Singh Sarkaria dhe Shefen e Protokollit të provincës, znj. Veronica Panton, për bashkëpunimin dhe finalizimin e marrëveshjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohen edhe procedurat zyrtare për mënyrën e aplikimit dhe shkëmbimit të patentë-shoferëve për të gjithë qytetarët e interesuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.