Filozofja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka mbajtur në Panteonin emblematik francez një leksion të vlerësuar si brilant, elegant dhe thellësisht kritik në një mbrëmjen kushtuar figurës së ndritur të iluminizmit francez, Jean-Jacques Rousseau,
Në fjalën e saj, ajo trajtoi kozmopolitizmin rusoist dhe mënyrën se si ai jehon me vlerat e idealit evropian, një ideal që sipas saj mbetet më i nevojshëm se kurrë në kohët e sotme. Ypi theksoi rëndësinë e paqes, internacionalizmit, respektit reciprok, drejtësisë sociale dhe solidaritetit si themele të një Evrope më humane dhe më të bashkuar.
Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes ishte rrëfimi personal nga fëmijëria e saj në Shqipërinë e fundviteve të regjimit komunist. Ajo kujtoi se si, ende një vajzë e vogël, kishte mahnitur një grup të rrallë turistësh francezë duke recituar në frëngjishte të përsosur vargjet e poetit të madh francez Victor Hugo:
“Rashë përtokë unë i mjeri dhe fajin e ka Volteri /
Te vija hunda më shkoi dhe fajin e ka Rusoi”.
Mbrëmja në Panteon u shndërrua kështu në një takim të rrallë mes filozofisë, kujtesës dhe emocioneve, duke sjellë edhe një herë në vëmendje dimensionin intelektual dhe njerëzor të Lea Ypit, e cila vazhdon të jetë një nga zërat më të spikatur shqiptarë në arenën ndërkombëtare
.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.