Festivali i 6-të i Gastronomisë Shqiptare në Athinë bashkon diasporën shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në Greqi po përgatitet për një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore dhe shoqërore të vitit, ndërsa më 15 maj 2026, në orën 18:00, në adresën Deligiorgi 55-59, Metaksurgio, kati i 4-t, do të zhvillohet takimi organizativ për Festivalin e 6-të të Gastronomisë Shqiptare.

I kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme për shqiptarët në Greqi, festivali po rritet nga viti në vit, duke u bërë më i madh, më i pasur dhe më i organizuar. Ky aktivitet përfaqëson jo vetëm shijet autentike të kuzhinës shqiptare, por edhe një festë të identitetit kombëtar, kulturës dhe trashëgimisë sonë.

Festivali do të sjellë një larmi gatimesh tradicionale, ëmbëlsirash, pijesh karakteristike shqiptare, veshje popullore, orendi tradicionale, estetikë kulturore dhe një program të pasur artistik, duke e shndërruar në një pikë të rëndësishme takimi për shqiptarët e të gjitha trevave në Greqi, si dhe për miqtë grekë dhe ndërkombëtarë.

Organizatorët theksojnë se ky festival ka nevojë për mbështetjen dhe angazhimin e të gjithë komunitetit, në mënyrë që të vazhdojë të mbetet një nga arritjet më të bukura dhe më përfaqësuese të diasporës shqiptare për brezat që do të vijnë.

“Ky është një aktivitet që na bashkon, promovon kulturën tonë dhe forcon lidhjet tona si komunitet. Mendimet, idetë dhe kontributi i secilit janë thelbësore për t’i dhënë festivalit shkëlqimin që meriton,” bëjnë thirrje organizatorët.

Takimi i 15 majit do të shërbejë si moment kyç për planifikimin e plotë të festivalit, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kontribuojnë me ide dhe iniciativa konkrete.

Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Athinë konsiderohet tashmë një simbol krenarie për diasporën shqiptare në Greqi, duke promovuar jo vetëm kulinarinë shqiptare, por edhe unitetin, kulturën dhe vlerat tona kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.