Tragjedi në Durrës/ Shoferi i dehur i merr jetën dy fëmijëve

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku katër fëmijë rreth moshës 10-vjeçare po luanin në trotuar pranë banesave të tyre, kur janë përplasur nga një automjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga duke goditur fëmijët që ndodheshin në trotuar. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy fëmijë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por koshient. Fëmija i katërt ka arritur të shpëtojë pa lëndime.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit 57 vjecari Nikoll Radaçi është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin. Pak më vonë, ai është arrestuar nga policia. Burime nga hetimi bëjnë me dije se dyshohet që ai të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, ndërsa verifikimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Ngjarja ka marrë përmasa edhe më tragjike për shkak të historive familjare të viktimave. Njëri prej fëmijëve ka humbur jetën pranë biznesit familjar, ndërsa prindërit e tij ndodhen në Itali, ku babai po trajtohet për një sëmundje të rëndë. Sipas burimeve, viktima tjetër dhe i mituri i plagosur rëndë janë kushërinj të parë.

Banorë të zonës kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit njihej në komunitet si person problematik, me sjellje të rrezikshme në rrugë dhe me konsum të alkoolit. Disa prej tyre kanë pohuar se automjeti shpesh është parë duke lëvizur me shpejtësi dhe duke kryer manovra të rrezikshme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurit dhe sigurimin e zonës.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet ekspertiza teknike dhe testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.