Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin në siguri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Londër, Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan Dialogun e Punëve të Brendshme 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga zëvendësministrja Silva Caka, e cila theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në përballjen me sfidat e përbashkëta.

Ky dialog i ri vendos në fokus luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, goditjen e financave të paligjshme, parandalimin e migracionit të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë kufitare. Bashkëpunimi synon gjithashtu rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimin më të ngushtë mes institucioneve përkatëse.

Nënshkrimi i Dialogut për Punët e Brendshme 2026 vjen si vijim i Dialogu Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025-2026, duke dëshmuar vazhdimësinë e angazhimit të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit.

Ky zhvillim konfirmon se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten partnerë të besueshëm, të vendosur për të bashkëpunuar ngushtë në garantimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.