Komuniteti shqiptar në rajonin e Abruzzos në Itali do të shënojë një moment të rëndësishëm me hapjen e Shkollës Shqipe në Francavilla al Mare, një nismë që synon të forcojë ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor te fëmijët e diasporës.
Ky projekt synon të krijojë një mjedis edukativ dhe social për të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe dhe të lidhen më ngushtë me kulturën e origjinës.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet më 2 maj, në orën 10:30, dhe do të nderohet nga prania e dy përfaqësueseve të larta diplomatike: Anila Bitri, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Romë, dhe Nita Shala, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Romë.
Organizatorët e konsiderojnë këtë shkollë si një hap të rëndësishëm në mbështetje të brezit të ri në diasporë, duke theksuar rolin kyç që ka arsimi në gjuhën amtare për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për forcimin e lidhjeve me atdheun.
Hapja e kësaj shkolle pritet të shërbejë edhe si një pikë takimi për komunitetin shqiptar në Abruzzo, duke nxitur bashkëpunimin dhe përfshirjen e familjeve në aktivitete edukative dhe kulturore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.