Komuniteti katolik shqiptar në Selanik u mblodh në Kishën Katolike “Zoja e Papërlyer” për të kremtuar në gjuhën shqipe Meshën e të Dielës së Bardhë, e njohur edhe si e Diela e Mëshirës Hyjnore, që shënon javën e dytë të Pashkëve.
Mesha u drejtua nga At Gjergj Ndreka dhe At Ferdinant Kodra, duke mbledhur besimtarë të shumtë të komunitetit shqiptar në këtë qytet.
E pranishme në këtë kremtim ishte edhe Erida Dobrushi, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, e cila iu bashkua lutjeve dhe shfrytëzoi rastin për të përshëndetur komunitetin katolik shqiptar në diasporë.
Gjatë fjalës së saj, ajo përcolli urimet për festën dhe vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, besimit dhe traditave ndër shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ky aktivitet u cilësua si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe komunitare, si dhe për ruajtjen e identitetit kulturor e fetar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.