Në Vjenë u zhvillua një aktivitet letrar me pjesëmarrjen e shkrimtares për fëmijë Ana Tisi, e cila u takua me rreth 70 nxënës që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe, nën drejtimin e mësuesve Miradije Berishaj dhe Osman Ademi. Aktiviteti u organizua në kuadër të programit mësimor me moton “… flas shqip”.
Për nxënësit, kjo ishte një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme, pasi patën mundësinë të njihen nga afër me autoren dhe botën e librave të saj. Gjatë takimit, shkrimtarja lexoi pjesë nga krijimtaria e saj, duke ngjallur interes dhe imagjinatë tek fëmijët, të cilët e ndoqën me vëmendje dhe kureshtje.
Aktiviteti vijoi me një bashkëbisedim të hapur, ku nxënësit shtruan pyetje dhe ndanë mendimet e tyre. Autorja foli për përvojën e saj krijuese dhe procesin e shkrimit, duke i inkurajuar fëmijët të zhvillojnë dashurinë për librin dhe krijimtarinë.
Në kuadër të takimit u organizuan edhe aktivitete kreative, ku fëmijët provuan të krijojnë dhe të shkruajnë përralla të tyre, duke u shndërruar simbolikisht në “shkrimtarë” të vegjël.
Në përmbyllje, atmosfera u shoqërua me këngë dhe valle, ndërsa nxënësit morën edhe dhurata të përgatitura nga mësuesit e tyre. Organizatorët shprehën falënderime për shkrimtaren Ana Tisi, drejtuesit e shkollës për mbështetjen dhe prindërit për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.