Komuniteti Shqiptar në Selanik nismë falas për problemet e emigrantëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar i Selanikut u bën thirrje të gjithë personave që përballen me vështirësi në pajisjen apo rinovimin e lejeve të qëndrimit, të paraqesin pranë adresave të Komunitetit Shqiptar të Selanikut dokumentacionin përkatës, përfshirë kopje të vërtetimit të aplikimit ose çdo shkresë që lidhet me problemin konkret. Gjithashtu ka ftuar të paraqiten edhe rastet e familjeve me probleme specifike shëndetësore, si autizmi apo sindroma Down, të cilat nuk përfitojnë ndihmë sociale nga OPEKA, duke dorëzuar dokumentet përkatëse mjekësore.

Për trajtimin e këtyre çështjeve, Komuniteti Shqiptar në Selanik pas një komunikimi të vazhdueshëm me Administratën e Decentralizuar të Maqedonisë Qendrore ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili do të mbledhë rastet, do të përpilojë kërkesat dhe do t’i adresojë ato pranë institucioneve përgjegjëse për zgjidhje sa më të shpejtë.

Të interesuarit mund të kontaktojnë drejtuesin e grupit të punës, Niko Thomai, përmes numrit të telefonit dhe adresës elektronike të vëna në dispozicion.

Komuniteti thekson se kjo është një nismë vullnetare dhe se nuk përfiton financiarisht nga askush për këtë angazhim. Po ashtu, bëhet e ditur se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim pagese për përfshirjen në këtë proces.

Sipas njoftimit, organizata është një union i njohur ligjërisht nga Gjykata e Selanikut dhe garanton mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar se çdo shpërdorim i tyre dënohet me ligj.

Në përmbyllje, Komuniteti Shqiptar në Selanik apelon për bashkëpunim, duke e cilësuar situatën si një problem të përbashkët që kërkon zgjidhje të përbashkët, me seriozitet dhe ndershmëri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.