Vera Mjeku: Trashëgimia e Eliot Engel jeton në jetët që ai preku

E martë, 17 Nëntor, 2026

Aktivistja shqiptaro-amerikane në Nju Jork, Vera Mjeku, ka reaguar me emocione për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke vlerësuar ndikimin e tij të thellë në jetët e njerëzve dhe në komunitetin shqiptar në diasporë.

Në mesazhin e saj, Mjeku thekson se trashëgimia e vërtetë e Engel nuk matet me monumente, por me ndryshimin që ai solli në jetët e të tjerëve.

“Ajo që lë pas nuk është ajo që gdhendet në monumente prej guri, por ajo që ndërthuret në jetët e të tjerëve, ndryshimi që ke bërë dhe jetët që ke prekur,” shprehet ajo.

Vera Mjeku e kujton Engel si një përfaqësues të denjë dhe një mbështetës të fuqishëm të komunitetit, duke theksuar mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përfaqësimin që ai ka ofruar ndër vite.

“Përjetësisht mirënjohëse që pata mundësinë ta njoh, të punoj me të dhe të përfaqësohem prej tij. Prehu në paqe, Kongresmen Engel,” përfundon reagimi i saj.

Mesazhi i saj i shtohet reagimeve të shumta nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët e kujtojnë Eliot Engel si një mik të madh dhe një zë të fuqishëm për drejtësi, paqe dhe të drejtat e shqiptarëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.