Qendra “Gjenocidi në Kosovë” reagon për vdekjen e Eliot Engel

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel kanë reaguar edhe përfaqësues të organizatave shqiptare, mes tyre Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Në një telegram ngushëllimi, kjo qendër vlerëson kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare dhe në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një nga zërat më të angazhuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI POPULLIT AMERIKAN DHE POPULLIT SHQIPTAR

Nëpërmjet përfaqësive diplomatike të SHBA-së në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe nëpërmjet mediave

Gjenevë, 11 prill 2026

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar qytetarë,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Në këto çaste zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit amerikan dhe sidomos qytetarëve të New Yorkut, të cilin e përfaqësoi për 16 mandate rresht në periudhën 1989-2021.

Në të njëjtën kohë ngushëllimet tona të thella u shprehim të gjithë shqiptarëve anekënd globit, të cilët humbën një mik të madh, një mbështetës të palëkundur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime.

Kontributi i tij i çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve, si dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm për drejtësi, paqe dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkan, do të mbeten përherë të paharruara.

NE NUK HARROJMË faktin se Kongresmeni Eliot Engel ishte ndër zërat më të vendosur në dënimin e krimeve dhe padrejtësive, përfshirë edhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, duke qëndruar gjithmonë në anën e së drejtës dhe së vërtetës.

Trashëgimia e tij politike dhe njerëzore do të jetojë gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që besojnë në lirinë, dinjitetin dhe drejtësinë.

U prehtë në paqe.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.