Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të kombit shqiptar dhe një mbështetës të palëkundur të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti vlerësoi kontributin e Engel gjatë më shumë se tre dekadave në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ku ai u shqua si një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të shqiptarëve në periudha të vështira historike.
“Takimet me të ishin gjithmonë të mbushura me vëmendje dhe interes të sinqertë për të ardhmen e vendit tonë. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës së popullit tonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë zë pikërisht kongresmeni Engel,” thuhet në reagimin e Kurtit.
Ai theksoi se Engel përfaqësonte bindjen se liria dhe të drejtat e njeriut janë themel i çdo shoqërie demokratike, duke shtuar se mirënjohja për kontributin e tij do të mbetet e përhershme.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Eliot Engel u bë publik nga autoritetet e Qarkut Westchester. Gjatë karrierës së tij, si kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ai luajti një rol të rëndësishëm në forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe në mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.