Udhëtimi vizual i diktaturës, “Film di Stato” nis turin në kinematë italiane

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dokumentari i ri “Film di Stato” i regjisorit shqiptar Roland Sejko nis shfaqjen në kinematë italiane duke filluar nga 13 prilli në Milano dhe 14 prilli në Romë, për të vijuar më tej në qytete të tjera të Italisë sipas kalendarit të publikimeve.

Vepra, e prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, u prezantua premierë në seksionin “Notti Veneziane” të “Giornate degli Autori”, në bashkëpunim me Isola Edipo, duke tërhequr vëmendjen e kritikës ndërkombëtare.

“Film di Stato” është një zhytje e thellë arkivore dhe vizuale në Shqipërinë e diktaturës së Enver Hoxhës, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990. Përmes materialeve filmike zyrtare, shpesh të papublikuara, dokumentari rindërton një epokë ku imazhi u kthye në instrument pushteti dhe propagande.

Filmi eksploron mënyrën se si regjimi ndërtoi vetëpërfaqësimin e tij përmes ceremonive, paradave masive, fjalimeve dhe ritualeve politike, duke krijuar një “kolonë zanore të pushtetit” që ndërthur imazhin, tingullin dhe heshtjen.

Sipas kritikëve, vepra e Roland Sejko shkon përtej dokumentarit tradicional, duke e transformuar materialin arkivor në një rrëfim artistik mbi mekanizmat e propagandës dhe mënyrën se si pushteti prodhon dhe kontrollon imazhin e vet.

Që nga periudha e pasluftës deri në izolimin total të vendit, Shqipëria e asaj kohe shfaqet në film si një realitet i ndërtuar mes mitit politik dhe realitetit historik, ku figura e Enver Hoxhës dominon çdo narrativë shtetërore.

Kalendari i shfaqjeve:

MILANO, Cinema Arlecchino – ora 19,45.
ROMA – Nuovo Cinema Aquila- 14/04 ora 21,00, (replikë më 16, 17, 19).
BERGAMO – Cinema Conca Verde, Del Borgo, Arena Santa Lucia 15/04 ora 20,30 (replikë më 17/04).
MANTOVA- Mignon cinema d’essai 15/04 ora 21,00, (replika më 18, 20 prill).
BOLOGNA- Cineteca di Bologna CINEMA MODERNISSIMO, 16/04 ora 18,00
FIRENZE – La Compagnia 17/04 ora 19,00, replikë më 19,20,21, 23 prill.
PRATO – Terminale Cinema – Casa del Cinema di Prato, 18/04 ora 17,00.
MASSA – Cinema Teatro dei Servi Massa 19/04 ora 18,00
LIVORNO – Cinema Teatro 4Mori, 20/04 ora 21,00
PISA – Cinema Arsenale 21/04 ora 20,30
AVELLINO – Multisala Partenio Avellino, 08/05 ora 21,00
NAPOLI – Cineteatro La Perla 09/05 ora 18,00 – Bagnoli Film Festival 2026
BRESCIA – Cinema Nuovo Eden, 11/05 ora 21,00 (replikë 13/04 ora 18,00)
TORINO – Museo Nazionale del Cinema di Torino, CINEMA MASSIMO , 12/05 ore 20,30 (replikë 13/05 ora 16,00 – 14/05 ora 18,00
VICENZA – Cinema Odeon Vicenza 13/05 ora 20,30
PADOVA – Cinema Lux 14/05 ora 21,00
UDINE – Visionario 15/05 ora 21.00

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.