Mark Gjonaj, ka shprehur trishtim të thellë për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, të cilin e cilësoi si një mik të madh të komunitetit shqiptar dhe një shërbyes të palodhur publik.
Në reagimin e tij, Gjonaj thekson se Engel ishte një figurë e përkushtuar në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, si dhe një përkrahës i palëkundur i shqiptarëve.
“Jam thellësisht i tronditur nga ndarja e tij nga jeta. Ai ishte një mik, një shërbyes i palodhur publik, një mik i qëndrueshëm i komunitetit shqiptar dhe një kampion i paqes, drejtësisë dhe të drejtave në Kongres. Prehu në paqe, Kongresmen Engel. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e tij.
Eliot Engel njihet gjerësisht për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA–Ballkan dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare gjatë karrierës së tij në Kongres.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.