Komuniteti shqiptar në Chicago organizon një mbrëmje të veçantë në nder të një prej figurave të përkushtuara të kauzës kombëtare, përmes promovimit të librit monografik “Ajet Rushiti – Në Sfidat e Rrugëtimit Atdhetar” me autor Shaban Dalipi.
Aktiviteti do të zhvillohet më 30 mars, në orën 19:00, në ambientet e Albanian-American Islamic Center (Xhamia e Chicagos), duke mbledhur bashkë anëtarë të komunitetit dhe dashamirës të historisë shqiptare në diasporë.
Kjo veprimtari vjen në vazhdën e përpjekjeve të komunitetit për të ruajtur dhe përcjellë kujtesën historike të figurave që kanë kontribuar në çështjen kombëtare shqiptare. Libri i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Ajet Rushitit, duke sjellë një pasqyrë të plotë të angazhimit të tij atdhetar ndër vite.
Nëpërmjet dëshmive dhe dokumenteve arkivore, vepra hedh dritë mbi rolin e rëndësishëm që diaspora shqiptare në Chicago ka luajtur në organizimin e komunitetit dhe në ngritjen e zërit për çështjen kombëtare, veçanërisht gjatë periudhave kyçe për Kosovën. Ajo trajton sfidat, përkushtimin dhe mobilizimin e shqiptarëve larg atdheut, por gjithmonë të lidhur ngushtë me të.
Mbrëmja do të hapet me shfaqjen e një dokumentari që pasqyron aktivitetin dhe kontributin e kësaj figure dhe të bashkëkohësve të tij ndër vite. Më pas, do të vijojnë prezantime dhe diskutime rreth librit dhe ndikimit të Ajet Rushitit në komunitet dhe më gjerë.
Organizatorët ftojnë të gjithë anëtarët dhe miqtë e komunitetit shqiptar në Chicago të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili përbën një mundësi të vyer për të njohur më nga afër historinë dhe rolin e diasporës shqiptare në ruajtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.