Ambasada në Londër konsulta mjekësore falas për shqiptarët

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Shqipërisë në Londër ka njoftuar organizimin e një tjetër seance konsultash mjekësore falas për komunitetin shqiptar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Aktiviteti do të zhvillohet më 11 prill 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, në ambientet e ambasadës.

Ky takim vjen në ndihmë të emigrantëve shqiptarë që ende nuk janë regjistruar me një mjek familjeje (GP) në Britani, apo që hasin vështirësi në komunikimin e plotë me shërbimet shëndetësore vendase. Seanca synon të ofrojë një mundësi për këshillim të shkurtër në gjuhën shqipe, duke lehtësuar orientimin e pacientëve drejt kujdesit të duhur mjekësor.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dy profesionistë të njohur të fushës së mjekësisë:

Dr. Arben Rrokaj, mjek i përgjithshëm (GP) me përvojë në Londër

Dr. Leonora Fisniku, neurologe dhe kërkuese pranë Cambridge University

Organizatorët theksojnë se konsultat do të jenë të natyrës informuese dhe përfaqësojnë opinion profesional, i cili mund të shërbejë si orientim apo mendim i dytë për pacientët. Megjithatë, ato nuk zëvendësojnë diagnozën apo trajtimin e plotë mjekësor dhe në raste të caktuara mund të kërkojnë ndjekje të mëtejshme.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar UK Albanian Medical Society (UKAMS) për kontributin dhe mbështetjen me ekspertë mjekësorë në këtë nismë.

Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar vijon të mbetet një pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke ofruar shërbime dhe iniciativa që lehtësojnë integrimin dhe mirëqenien e qytetarëve në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.