Në një debat të zhvilluar dje në House of Lords, aktorë kyç nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve diskutuan nevojën për zgjatjen e periudhës “move-on” për personat që sapo kanë fituar statusin e refugjatit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, periudha e përcaktuar nga qeveria është 28 ditë, por diskutuesit sugjeruan zgjatjen e saj në 56 ditë për të lehtësuar tranzicionin e refugjatëve drejt pavarësisë dhe stabilitetit ekonomik.
Ngjarja u drejtua nga Baroness Lister dhe përfshiu panelistë nga organizata kombëtare dhe lokale. Znj. Rema Duli, në rolin e saj si Kryetare e Refugee Advocacy Forum dhe CEO e Kosovar Albanian Youth Against Violence, kontribuoi në panel duke prezantuar gjetjet e raportit më të fundit të organizatës së saj, të fokusuar në sfidat specifike që hasin refugjatët në Londër.
Në këtë panel ishte e ftuar edhe Vasfije Krasniqi Goodman, e cila vlerësoi mundësinë për të parë nga afër punën e organizatës Kosovar Albanian Youth Against Violence (KSVALB) në promovimin e të drejtave të refugjatëve dhe për të takuar drejtuesit parlamentarë.
Raportet e prezantuara evidentuan rreziqet e politikave aktuale, përfshirë mundësinë e pastrehësisë dhe varfërisë gjatë periudhës kritike të tranzicionit. Refugee Council shtoi perspektivën kombëtare, duke konfirmuar sfidat e ngjashme për refugjatët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Diskutimi nënvizoi se, edhe pse sfidat janë të pranishme në nivel kombëtar, presionet specifike në Londër e bëjnë situatën më të ndërlikuar, duke rritur nevojën për një periudhë më të gjatë “move-on”. Znj. Duli dhe mysafiret e panelit theksuan se ndryshimi i kësaj periudhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar që refugjatët të mund të rindërtojnë jetën e tyre me dinjitet dhe stabilitet.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.