Një arritje e rëndësishme për arsimin artistik në rajon është shënuar së fundmi, pasi International Piano Balkan Academy është bërë zyrtarisht pjesë e sistemit global të Trinity College London, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze në botë në fushën e artit dhe edukimit muzikor.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën, duke krijuar mundësi të reja për studentët e akademisë. Përmes këtij partneriteti, ata do të kenë mundësi të jenë pjesë e një rrjeti global artistik dhe arsimor, duke përfituar nga programe studimi, standarde ndërkombëtare dhe bashkëpunime me institucione të njohura të muzikës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, një mirënjohje e veçantë i është shprehur edhe profesorit Giuseppe Devastato për kontributin e tij në forcimin e këtij partneriteti, përmes angazhimit dhe punës së tij në Londër dhe Spanjë.
Sipas njoftimit zyrtar, në vijim priten të publikohen detaje të reja mbi programet e studimit dhe mundësitë akademike që do të ofrohen për studentët në kuadër të këtij partneriteti ndërkombëtar, i cili pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e arsimit muzikor në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.