Itali/ Në shkollën “Migjeni” festohet Dita e Verës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e shkollës shqipe “Migjeni” u zhvillua një aktivitet festiv me rastin e Ditës së Verës, një nga festat më të lashta të traditës shqiptare, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe gjallërimin e natyrës.

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me historinë dhe domethënien e kësaj feste, e cila festohet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe të gjallërimit të bimësisë në prag të pranverës. U theksua gjithashtu se kjo festë kremtohet në data të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ndërsa në kalendar është zyrtarizuar më 14 mars, në Elbasan kjo është data tradicionale e festimit, ndërsa në Shkodër kremtimet zhvillohen më 21 mars, që simbolizon fillimin e pranverës, ndoshta për shkak të klimës më të freskët krahasuar me Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut.

Në përfundim të aktivitetit, nxënësit, të ndihmuar nga mësueset dhe prindërit, përgatitën veroret – simbolin tradicional të kësaj feste – të cilat i vendosën në duar për të kujtuar dhe festuar këtë ditë të veçantë, edhe pse larg atdheut.

Organizatorët theksuan rëndësinë e rolit të prindërve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj në diasporë. Për këtë arsye, prindërit u ftuan të sjellin fëmijët çdo të shtunë në mësimet e gjuhës shqipe, që zhvillohen nga ora 16:00 deri në 18:00 në sallën Cubo në Fano.

Mësuesit dhe organizatorët mirëpresin të gjithë fëmijët që dëshirojnë të mësojnë më shumë për gjuhën dhe traditat shqiptare, duke mbajtur gjallë identitetin kulturor edhe larg Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.