Greqi/ Gati dokumentat biometrike për aplikimet e 2–3 marsit në Athinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton qytetarët shqiptarë se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është kryer aplikimi në datat 2 dhe 3 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet në dy mënyra: me paraqitje fizike në sportelin e ambasadës, gjatë orarit zyrtar, ose me postë/korrier, në adresën e banimit të deklaruar nga aplikanti gjatë procesit të aplikimit.

Orari për paraqitjen në sportel është: nga e hëna në të enjte: 09:00 – 14:30 dhe të premten 09:00 – 14:00

Autoritetet diplomatike kujtojnë se për tërheqjen e dokumenteve është e domosdoshme që qytetarët të kenë me vete kuponin e aplikimit.

Ambasada rikujton gjithashtu se kartat e identitetit të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht, ndaj ato nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa kryer më parë aktivizimin përkatës.

Ndërkohë, qytetarët informohen se afati për tërheqjen e dokumenteve biometrike është brenda një viti nga data e aplikimit. Nëse dokumentet nuk tërhiqen brenda këtij afati, ato do të konsiderohen të refuzuara sipas procedurave përkatëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.