Lexuesi i Kuranit nga Kosova, ftohet në Pallatin Presidencial në Ankara

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lexuesi i njohur i Kur’anit të Shenjtë nga Kosova, Egzon Ibrahimi, ka qenë i ftuar në Pallatin Presidencial në Ankara, ku ka lexuar pjesë nga Kurani.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ibrahimi përmes një njoftimi publik, duke theksuar se vizita u realizua me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Me ftesë nga miku i madh i shqiptarëve, Shkëlqesia e Tij, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial në Ankara për të lexuar fjalën e Zotit – Kuranin”, shkroi Ibrahimi në reagimin e tij.

Ai shtoi se kjo vizitë përbën një moment të veçantë në rrugëtimin e tij si lexues i Kur’anit, si dhe një nder të madh që fjala e Zotit të lexohet në një institucion kaq të rëndësishëm shtetëror.

Egzon Ibrahimi njihet për zërin e tij të veçantë dhe interpretimin autentik të Kuranit, duke marrë pjesë në shumë aktivitete fetare dhe kulturore brenda dhe jashtë Kosovës. Ftesa për të lexuar në Pallatin Presidencial konsiderohet si një vlerësim i veçantë për kontributin e tij në promovimin e leximit të Kur’anit dhe traditës islame.

Vizita e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë vazhdojnë të karakterizohen nga bashkëpunim i ngushtë në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën, fenë dhe arsimin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.