Artistja shqiptare Kleitia Kokalari pjesë e ekspozitës ndërkulturore në Athinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Artistja shqiptare Kleitia Kokalari merr pjesë në ekspozitën kolektive “Not Third but Infinite”, të kuruar nga ACG Art Collection në bashkëpunim me Dila, ku artistë ndërkulturorë eksplorojnë temat e zhvendosjes, hibriditetit dhe identitetit. Ekspozita përfshin poezi, pikturë, qëndisje, vepra në letër dhe instalacione immersive.

Në kuadër të ekspozitës u zhvillua edhe një bashkëbisedim mbi avancimin e aksesit demokratik në artin bashkëkohor, i drejtuar nga kuratorja dhe shkrimtarja Anais Lellouche, e cila trajtoi përfaqësimin e barabartë të artistëve, veçanërisht atyre nga kontekste jo-perëndimore.

Veprat e znj. Kokalari dallohen për ndjeshmëri të hollë vizuale, ku elemente natyrore dhe kujtime personale ndërthuren me një gjuhë artistike të pastër dhe identitare, duke ofruar një interpretim subtil dhe të fuqishëm të përvojës së saj gjatë zhvendosjes.

Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, mori pjesë znj. Joneda Dodaj, diplomate e ngarkuar me çështjet e diasporës, e cila vlerësoi kontributin e artistes dhe i uroi suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 prill 2026, me pushime gjatë datave 4–19 prill, në Ipitou 17, Plaka, Athinë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.