Qeveria e Suedisë i ka dhënë detyrë Polismyndigheten (Autoritetit të Policisë në Suedi) që të zhvillojë një sistem të ri shtetëror të identifikimit elektronik. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar për media.
Identifikimit elektronik i ri do të quhet “Sverige-id” dhe do të lidhet drejtpërdrejt me kartën kombëtare të identitetit. Sipas autoriteteve, qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për këtë identifikim digjital duke filluar nga 1 dhjetori.
Autoritetet suedeze bëjnë të ditur se sistemi i ri do të ketë nivelin më të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, me qëllim që të garantohet se identifikimi digjital përdoret vetëm nga personi i autorizuar.
“Sverige-id ka nivelin më të lartë të besueshmërisë dhe sigurisë, gjë që siguron që e-legjitimimi të përdoret nga personi i duhur. Me Sverige-id, përdoruesit mund të identifikohen në mënyrë digjitale dhe shërbimi do të jetë i disponueshëm për të gjithë personat e regjistruar në Suedi”, deklaroi Paul Larsson, shefi i departamentit të shërbimit në polici.
Sipas planit të autoriteteve, qytetarët suedezë do të duhet të aplikojnë për një kartë të re identiteti për të përfituar Sverige-id. Ndërkohë, për shtetasit e huaj që jetojnë në Suedi po planifikohet krijimi i një karte të veçantë identiteti, e cila do t’u mundësojë edhe atyre përdorimin e këtij identifikimi digjital.
Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të Suedisë për të forcuar shërbimet digjitale dhe për të rritur sigurinë në identifikimin online të qytetarëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.