Në kuadër të festimeve për 7 Marsi, COD – Center for Openness and Dialogue do të organizojë për herë të parë një aktivitet të veçantë kushtuar evolucionit të Abetares shqipe në Elbasan.
Aktiviteti do të përqendrohet në një projekt kërkimor që trajton historikun dhe zhvillimin e abetareve në Elbasan, duke e konsideruar atë si një simbol të rëndësishëm të identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
Përmes një dialogu të hapur, pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi rolin dhe përdorimin e abetares në arsimin fillor, si dhe mbi sfidat dhe ndryshimet që ka pësuar ajo ndër vite. Në këtë diskutim do të marrë pjesë edhe studiuesja Natasha Poroçani, së bashku me mësues dhe studiues të tjerë të fushës së arsimit dhe gjuhësisë.
Organizatorët theksojnë se rruga e abetares shqipe përfaqëson një histori të gjatë përpjekjesh, sakrificash dhe përkushtimi ndaj gjuhës amtare. Nga përpjekjet e para për shkrimin e gjuhës shqipe deri te përkushtimi i brezave që e ruajtën dhe e zhvilluan atë, abetarja mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.