Kujdestarët shqiptarë të bletëve në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë nisur një bashkëpunim të ri me kolegët e tyre grekë, me synim zhvillimin e sektorit të agroturizmit dhe rritjen e cilësisë së mjaltit dhe nënprodukteve të tij. Nisma synon të forcojë ekonominë lokale dhe të tërheqë më shumë vizitorë në zonën ndërkufitare.
Sipas Jaçe Meçit, Kryetar i Shoqatës së Bletërritësve të Gjirokastrës, bletaria nuk është vetëm një aktivitet tradicional, por një mundësi konkrete për zhvillim ekonomik. “Bletaria ka si qëllim zhvillimin e njerëzve, por bashkë me të edhe agroturizmi do të zhvillohet. Së bashku me agroturizmin zhvillohet ekonomia lokale. Kjo është një gjë e mirë dhe e mirëpritur nga të gjithë bletarët shqiptarë”, shprehet ai.
Edhe ekspertja e bletarisë, Evangjelia Qirka, thekson se bashkëpunimi ndërkufitar do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së produkteve. Sipas saj, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira do ta bëjë mjaltin dhe nënproduktet e tij më cilësore dhe më të kërkuara në treg. “Ky bashkëpunim mundëson zhvillimin e sektorit të bletarisë në të dyja anët e kufirit. Në këtë mënyrë mbështesim dhe nxisim zhvillimin e turizmit, veçanërisht turizmit bujqësor”, thekson Qirka.
Në zonën e Gjirokastrës, bletaria shihet si një mundësi për të ruajtur traditën, por edhe si një burim i rëndësishëm të ardhurash për fermerët lokalë. Kjo nismë pritet të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale, duke e kthyer zonën ndërkufitare në një model bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik përmes natyrës dhe traditës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.