SHBA/ Moti i keq anulon festimet e Pavarësisë së Kosovës në New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ceremonia e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e planifikuar të mbahej në ambientet e New York City Hall, ditëë e sotme është anuluar për shkak të motit të keq që ka pushtuar New York-un.

Lajmi u bë i ditur nga organizatori i aktivitetit, Mark Gjonaj, i cili përmes një njoftimi zyrtar informoi komunitetin se ceremonia e parashikuar për ditën e hënë, më 23 shkurt 2026, në orën 17:00, nuk do të zhvillohet. Sipas tij, përditësime të tjera do të shpërndahen sapo të jenë të disponueshme.

Aktiviteti ishte konceptuar si një ceremoni përkujtimore dhe reflektuese në nder të sakrificave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi — një rrugëtim i shënuar nga 13,950 të vrarë, 20,000 gra të dhunuara dhe 1,620 persona ende të zhdukur. Në mesazhin e tij, Gjonaj kishte theksuar se pavarësia e Kosovës është “paguar me gjak, lot dhe dhimbje”.

Në ceremoni pritej të merrnin pjesë disa figura të larta të administratës vendore të New York-ut, ndër ta Julie Menin, Shaun Abreu, Kamillah Hanks dhe David Carr, si dhe përfaqësues të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Ceremonia synonte të shërbente si një moment bashkimi për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, për të nderuar të rënët dhe për të forcuar lidhjet me atdheun. Pavarësisht anulimit, organizatorët kanë bërë të ditur se angazhimi për të përkujtuar këtë datë historike mbetet i palëkundur dhe se komuniteti do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.