Një pasdite letrare në Dublin në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Anila Kadija

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, në një nga mjediset e bibliotekës së Blanchardstown Library, u zhvillua një pasdite letrare e organizuar nga Albanian Book Lovers Culture Club – Dublin. Rreth një tavoline të zbukuruar me libra në gjuhën shqipe dhe të gostitur me përkushtim nga anëtaret e klubit, 18 pjesëmarrëse ndanë reflektime, ide dhe emocione mbi letërsinë dhe identitetin kulturor shqiptar.

Takimi u organizua nga znj. Liljana Picari dhe Arjana Rama, në ambientet ku zhvillohet edhe mësimi i gjuhës shqipe nga kursi i gjuhës në Dublin i Dashamirësve të Librit, duke e kthyer këtë veprimtari në një urë simbolike mes komunitetit shqiptar në Dublin dhe Londër.

Gjatë aktivitetit u prezantuan dhe u diskutuan vepra të autorëve të shquar shqiptarë dhe botërorë, ndër ta:

Eqerem Çabej “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”

Miranda Hanku “Përjetësia”

Mira Kazhani “Një ditë tjetër”

Matilda Omeri “Vargjet që më solli Fush’ e Zonjës”

Ismail Kadare “Kushëriri i Engjëjve”

Lea Ypi “Të poshtëruarit”

Johann Wolfgang von Goeth “Vepra të zgjedhura”

John Steinbeck “Perla”

Jose Saramago “Verbëria”

Anxhela Çikopano “Kodet zakonore në dramën shqipe”

Lea Ypi “E lirë”

Ikigai “Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme”

Miranda Hanku “E heshtura”

Studentja e kursit shqip, Isabela e vogël, përshëndeti këtë pasdite kulturore me një dedikim kushtuar nënave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.