Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar zyrtarisht këngën e saj më të re, “Çike Çike”, e cila është projekti i dytë nga albumi i ardhshëm “Dirty Blonde” I cili pritet të publikohet në qershor.
Kënga ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, veçanërisht të audiencës shqiptare, pasi përfshin vargje në shqip ku artistja këndon: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.
Bebe Rexha njoftoi se kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe e shoqëroi publikimin me një mesazh personal në rrjetet sociale, ku foli për lidhjen e saj me kulturën shqiptare dhe ndikimin që ajo ka pasur gjatë rritjes së saj në Shtetet e Bashkuara.
“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Duke u rritur, ndonjëherë dukej sikur qëllimi ishte të përshtatesha me modelin ‘all American’. Por ndërsa jam rritur, kam kuptuar se gjërat që më bënin të ndihesha ndryshe janë në fakt superfuqia ime. Kur dëgjova linjën e basit që bëri DJ Snake, më pëlqeu menjëherë. Fillova të improvizoja dhe papritur më erdhi në mendje një shprehje nga fëmijëria ime: ‘Çike Çike’. Është zhargon për mënyrën si thoshim ‘hej vajzë, hej’. Sapo e thashë mbi beat, u ndje tamam si duhet. Ky album flet për të qenë vetvetja pa kërkuar falje, dhe përfshirja e pak kulture nga rrënjët e mia në këtë projekt më është dukur gjëja e duhur për t’u bërë. Mezi pres ta eksploroj edhe më shumë këtë në të ardhmen dhe, më e rëndësishmja, shpresoj t’u tregoj të gjithë vajzave dhe djemve shqiptarë në botë se mund të arrijnë gjithçka që vendosin në mendje. Me dashuri, Bebe”, shkruan këngëtarja.
“Çike Çike” vjen pas publikimit të këngës “I Like You Better Than Me”, ndërsa albumi i plotë pritet të përmbajë gjithsej 13 këngë, të cilat fansat presin me padurim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.