Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, u mirëpritën përfaqësuesit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci: Shkolla e Mesme “Skënderbeu”, Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” dhe Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”.
Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe profesional, ku u shkëmbyen ide dhe perspektiva konkrete mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit.
Diskutimet theksuan rëndësinë e mbështetjes së të rinjve, rritjen e cilësisë në arsim dhe krijimin e urave të reja bashkëpunimi që shërbejnë zhvillimit të komunitetit shqiptar në rajon.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë riafirmoi përkushtimin e saj për të qëndruar pranë minoritetit shqiptar dhe për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë arsimin, dialogun dhe partneritetin afatgjatë.




