Greqi/ Lidhja e Gruas Shqiptare në Rethimno fokus në aktivitete dhe kulturë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lidhja e Gruas Shqiptare në Rethimno zhvilloi mbledhjen e Ansamblesë së saj për të përmbledhur aktivitetet e deritanishme dhe për të diskutuar planet dhe projektet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri dhe forcimin e komunitetit.

Gjatë mbledhjes u evidentuan aktivitetet kryesore të organizatës, përfshirë:

  • Fushatat sensibilizuese për Kancerin e Gjirit

  • Aktivitetet kundër dhunës ndaj gruas

  • Bashkëpunimet me shoqata vendase dhe institucione shtetërore

  • Organizimin e panairit dhe aktiviteteve komunitare

  • Krijimin për herë të parë në Rethimno të Grupit Folklorik me këngë dhe valle popullore

Mbledhja u shoqërua nga pjesëmarrja aktive e anëtareve, të cilat me përkushtim kontribuojnë në realizimin e misionit të Lidhjes.

Nga kjo mbledhje u vendos edhe komisioni zgjedhor, i përbërë nga:

  1. Meli Serani

  2. Valentina Gjoka

  3. Joana Dhamo

Gratë që janë të interesuara të kandidojnë mund të regjistrohen pranë zyrës së Lidhjes në Ergatiko Qendro Rethimno nga data 17 Shkurt deri më 9 Mars, nga ora 19:00 deri në 21:00. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 Mars 2026, nga ora 10:00 deri në 20:00, po në të njëjtin vend.

Në përfundim, Lidhja falenderon të gjitha gratë për besimin, mbështetjen dhe energjinë që sjellin në çdo iniciativë. Së bashku, ato vazhdojnë të jenë më të forta, më të bashkuara dhe më të vendosura për të ecur përpara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.