Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) shprehën mirënjohjen e tyre ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama për fjalën e tij në Bordin e Paqes në Uashington, ku ai ngriti çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, veteranët shkruajnë: “Faleminderit, Kryeministër z. Edi Rama”, duke shpërndarë videon e fjalës së tij.
Gjatë fjalimit, Rama përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke kritikuar gjykatën dhe disa shtete financuese që sipas tij janë përgjegjëse për “deformimin e drejtësisë ndërkombëtare”. Ai u bëri thirrje presidentit Donald Trump që të ndërmarrë veprime për të adresuar situatën, duke theksuar se Thaçi ka qëndruar 6 vjet në paraburgim.
Fjala e Ramës u vlerësua si një mbështetje e rëndësishme për ish-krerët e UÇK-së dhe u konsiderua si një sinjal i fuqishëm politik ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.