Shqiptari i dëbuar, rikthehet në Britani dhe ngre fabrikë kanabisi 200 mijë £

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një 22-vjeçar shqiptar, i dëbuar më parë nga Mbretëria e Bashkuar, është rikthyer në mënyrë të paligjshme në vend për të ngritur një tjetër fabrikë kanabisi me vlerë rreth 200 mijë paundë.

Redis Shahini kishte hyrë në Britani në vitin 2023 me një varkë të vogël dhe kishte kërkuar azil. Pasi kërkesa e tij u refuzua, ai iu përkushtua kultivimit të lëndëve narkotike për përfitime financiare.

Policia zbuloi një fermë kanabisi që ai drejtonte në qytetin rural Ystalyfera, në Uellsin e Jugut, çka çoi në arrestimin dhe më pas dëbimin e tij për vepra të lidhura me drogën.

Megjithatë, disa muaj më vonë, Shahini arriti të futej sërish fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ngriti një tjetër veprimtari të paligjshme në Nottingham. Pamjet nga kamerat trupore të policisë tregojnë momentin kur oficerët bastisën shtëpinë në Manesty Crescent, në zonën Clifton të qytetit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, i riu doli me vrap nga banesa dhe kapërceu gardhet e oborreve përreth, por u neutralizua nga oficerët pas një ndjekjeje të shkurtër.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 263 bimë kanabisi, me një vlerë tregu deri në 200 mijë paundë, të kultivuara në tre kate të një shtëpie gjysmë të shkëputur. Shahini, pa adresë të përhershme, pranoi fajësinë për prodhim të një droge të klasës B, si dhe për hyrje të qëllimshme në territorin britanik në shkelje të urdhrit të dëbimit, gjatë seancës në Gjykatën e Kurorës në Nottingham.

Ai u dënua me 22 muaj burgim dhe do të rekomandohet për dëbim pas përfundimit të dënimit.

Sipas policisë së Nottinghamshire, informacionet e marra nga komuniteti ndihmuan në zbulimin e aktivitetit të paligjshëm. Autoritetet theksuan se bëhej fjalë për një ndërmarrje të konsiderueshme kriminale, e cila do të siguronte përfitime të mëdha nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Gjithashtu, banesa rrezikonte të bëhej objektiv i grupeve të tjera kriminale dhe të paraqiste rrezik zjarri.

Në vitin 2024, Shahini ishte dëbuar pasi kishte vuajtur gjysmën e një dënimi 12-mujor për kultivim kanabisi. Në gjykatë u tha se ai ishte larguar nga Shqipëria për shkak të një gjakmarrjeje dhe se përfshirja në trafikun e drogës ishte “jashtë karakterit” të tij.

Rasti vjen në një kohë kur në Britani vijon debati për politikat e emigracionit. Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka deklaruar se qeveria ka realizuar “numër rekord dëbimesh” pa pasur nevojë për masa të stilit amerikan, si ato të agjencisë ICE në SHBA, e cila është përballur me kritika për mënyrën e operimit.

Ndërkohë, çështja e emigracionit mbetet temë e nxehtë edhe në politikën britanike, me propozime të ndryshme për ashpërsimin e masave ndaj personave që qëndrojnë në vend pa leje të rregullt.

Deported criminal sneaks back into the UK to set up £200,000 cannabis factory

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.