Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, rikujtoi sot ndalimin e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ai kishte ndërhyrë personalisht për të ndaluar tensionet, dhe ofroi mbështetje direkte në rast se marrëdhëniet mes dy vendeve përkeqësohen.
Komentet u bënë gjatë takimit të Bordit të Paqes për Gazën, ku Trump u shpreh:
“Kosova dhe Serbia. Unë e bëra atë. A mund të ngriheni ju njerëz Kosovë dhe Serbia. Çfarë pune… faleminderit shumë e vlerësojmë. Shumë mirë dhe po shkoni mirë. Kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim”, tha ai, duke iu drejtuar direkt presidentes Vjosa Osmani.
Deklarata thekson angazhimin e Trump për të ruajtur paqen në Ballkan dhe gatishmërinë për të ndërhyrë personalisht në rast tensionesh.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.