Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, ku u mblodhën shumë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ndau fotografi nga takimi dhe shkroi: “Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”.
Presidenti Trump e falënderoi personalisht Osmanin gjatë prezantimit të liderëve: “Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”.
Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi disa herë Kosovën dhe nënvizoi gatishmërinë për të ndërhyrë nëse raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të përkeqësoheshin, duke thënë se mjafton të kontaktohet ai dhe çdo problem do të zgjidhet.
Gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për stabilitet, u bë e ditur se Kosova dhe Shqipëria do të kontribuojnë me forca paqeruajtëse në Gazë.
Takimi shënoi një moment të rëndësishëm për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.