Republika e Kosovës dhe Australia rikonfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale, duke vënë në fokus rëndësinë e partneritetit me rajonin e Paqësorit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutua avancimi i bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimi në kuadër të forumeve shumëpalëshe. U theksua rëndësia e intensifikimit të komunikimit dhe identifikimit të fushave me interes të përbashkët.
Delegacioni kosovar u kryesua nga Guner Ureya, Drejtor i Departamentit për Azi dhe Oqeani, dhe Kaltrina Ademi, Udhëheqëse e Divizionit për Azi Juglindore dhe Oqeani, ndërsa pala australiane u përfaqësua nga Richard Rodgers, Ambasador jorezident, dhe Dijana Padezani, Zyrtare për çështje politike dhe ekonomike.
Takimi theksoi angazhimin e të dy vendeve për të avancuar partneritetin strategjik dhe për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.