17 Shkurti në YBBS – NÖ: Mësuesit dhe nxënësit sjellin një program të veçantë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në qytetin YBBS – NÖ, ka festuar Pavarësinë e Kosovës. Protagonistët e ditës ishin fëmijët e klasave të mësimit të gjuhës shqipe të organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri“.

Veprimtaria u zhvillua në kuadër të programit të rregullt kulturor dhe arsimor të shoqatës në diasporë.

Në aktivitet morën pjesë nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të cilët u paraqitën me një program artistik të përgatitur nën drejtimin e mësuesve Miradije Berishaj, Osman Ademi, Ibrahim Hasanaj, Antigone Elshani dhe Anjeza Abazi, kjo e fundit edhe në rolin e moderatores së programit.

Programi përfshiu recitime, interpretime muzikore dhe valle tradicionale, të realizuara nga nxënësit pjesëmarrës. Të pranishmit ndoqën aktivitetin në një atmosferë të organizuar dhe vlerësuan angazhimin e nxënësve dhe mësuesve në përgatitjen e tij.

Mbështetje për realizimin e këtij programi ofroi kompania Fer-Projektentëicklung GmbH, me pronar Agim Hajradini. Organizatorët falënderuan gjithashtu prindërit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në aktivitetet e mësimit plotësues.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.