Itali/ “Malacarne” arrestohet për drogë dhe sulmin ndaj futbollistit shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sulmi dhe plagosja e një futbollisti shqiptar më shumë se gjashtë vite më parë në Itali ka rikthyer në qendër të vëmendjes reperin Emilio Finizio, i njohur me nofkën “Malacarne”, i arrestuar së fundmi nga autoritetet italiane për trafik droge.

Policia e Milanos njoftoi se 44-vjeçari u arrestua dje në Viale Monza, ku gjatë kontrollit iu gjetën disa gramë kokainë, hashash dhe 400 euro para të gatshme. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet sekuestruan edhe ketaminë, MDMA, oksikodon, një peshore precize dhe 1,500 euro.

Finizio ishte shpallur fajtor më 2019 dhe dënuar me 4 vite e 10 muaj burg për goditjen me thikë të futbollistit shqiptar gjatë një grindjeje në stacionin e trenit Scandiano në Reggio Emilia. Sulmi kishte tronditur komunitetin dhe tani, pas arrestimit të ri për drogë, reperi përballet me akuza të rënda për krime të dyfishta.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të dokumentuar aktivitetet e tij kriminale dhe për të zbardhur plotësisht rrjetin e trafikut të drogës ku dyshohet se ishte i përfshirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.