Një nga figurat më të spikatura të botës arbëreshe, inxhinieri Filinto Santoro, mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e arkitekturës dhe inxhinierisë së fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX.
Emri i tij i plotë ishte Benvenuto Filinto Enrico Francesco Santoro. Ai lindi më 9 shkurt 1863 në Mungrasana (Mongrassano), në provincën e Kozencës, në Kalabri, në një familje me traditë artistike. Ishte biri i piktorit të njohur të shekullit XIX, Karlo Santoro, prej të cilit trashëgoi ndjeshmërinë estetike dhe pasionin për krijimtarinë.
Pas përfundimit të studimeve të mesme, Santoro u diplomua në inxhinieri civile në Napoli në vitin 1889. Më pas emigroi në Brazil, ku në vitet e para u angazhua si mësues i gjuhës italiane dhe si publicist, duke bashkëpunuar me gazetat “Il Bersagliere” dhe “L’Aquila Latina”.
Një moment kyç në karrierën e tij ishte njohja me presidentin Peixoto, i cili i besoi projektin e stacionit hekurudhor të Rios. Për këtë vepër madhore, Santoro kreu një vit studime të specializuara në Itali dhe Francë.
Ndër veprat më të rëndësishme të tij përmenden ndërtesa e qeverisë dhe Kursaal në shtetin e Bahisë, pallate monumentale në disa qytete të Brazilit, ndërtesa e qeverisë dhe katedralja e Manaus, si dhe një sërë projektesh private e publike që mbajnë firmën e tij.
Pas një karriere të pasur ndërkombëtare, Filinto Santoro u rikthye në Napoli, ku mendohet se ndërroi jetë në vitin 1927, duke lënë pas një trashëgimi të vyer arkitektonike dhe një kontribut të çmuar në historinë e diasporës arbëreshe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.