Serbia reagon ashpër ndaj takimit ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci

E martë, 17 Nëntor, 2026

Serbia ka reaguar me tone të ashpra ndaj takimit trepalësh të zhvilluar në Tiranë mes shefave të mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, i cili synon thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ushtarak mes tre vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë e cilësoi këtë zhvillim si një shkelje të rëndë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës. Sipas saj, përpjekjet për të institucionalizuar dhe forcuar Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes marrëveshjeve rajonale përbëjnë, siç thuhet në reagim, “një goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Ky veprim përfaqëson një shpërfillje të qartë dhe shkelje të rëndë të Rezolutës 1244. Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrimin e përkohshëm të OKB-së, dhe KFOR-i është i vetmi formacion i armatosur legjitim në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet serbe paralajmëruan se lëvizje të tilla mund të kenë pasoja afatgjata në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe e konsideruan këtë bashkëpunim si faktor presioni ndaj Serbisë dhe popullit serb në Kosovë.

Ndërkohë, Ministri i Integrimit Evropian i Serbisë, Nemanja Staroviç, e cilësoi nismën si “destabilizim të maskuar si bashkëpunim” dhe një “provokim skandaloz në Ballkan”.

“Kroacia dhe Shqipëria, dy anëtare të NATO-s, po ndërtojnë hapur një aleancë ushtarake me të ashtuquajturën Kosovë. Cili është qëllimi i vërtetë, nëse jo të rrethohet, frikësohet dhe kërcënohet Serbia?”, deklaroi ai.

Staroviç shtoi se, sipas tij, kjo lëvizje rrezikon të dëmtojë paqen e brishtë në rajon, ndërsa Serbia, siç theksoi ai, mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit, por nuk do të lejojë cenimin e interesave të saj kombëtare dhe të sigurisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.