Një 58-vjeçar ka tentuar të grabisë filialin e FiBank në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, duke deklaruar më pas se motivi i veprimit ishte gjendja e tij e vështirë financiare.
“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, mësohet të ketë thënë autori pas arrestimit.
I arrestuari është Bardhyl Fusha, i cili sipas të dhënave rezulton të jetë sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Ngjarja ndodhi kur ai hyri në ambientet e bankës me një çantë sportive, brenda së cilës kishte fshehur një armë automatike kallashnikov.
Sapo u fut në filial, 58-vjeçari qëlloi një herë me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët. Më pas iu drejtua një prej arkave dhe arriti të marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra.
Megjithatë, tentativa për t’u larguar dështoi, pasi ai u neutralizua në derën e sigurisë së bankës dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes nga forcat e policisë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.