Gennaro Placco, patrioti arbëresh që luftoi për liri dhe identitet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gennaro Placco është një nga figurat e shquara të komunitetit arbëresh, i njohur për angazhimin e tij në lëvizjet revolucionare italiane dhe për kontributin kulturor e letrar.

Ai lindi më 21 maj 1825 në Çifti (Civita), në krahinën e Kozencës. Arsimin e mori në kolegjin italo-shqiptar “Shën Adriani”, ku u formua me frymën iluministe dhe përparimtare të traditës arbëreshe. Më pas u transferua në Castrovillari për të ndjekur studimet juridike dhe noteriale.

Në vitin 1848 iu bashkua Revolucionit Kalabrez kundër tiranisë burbone, duke luftuar me guxim. Ai u arrestua në Castrovillari dhe u dërgua në burgun e Kozencës, ku u dënua fillimisht me vdekje. Më 22 shkurt 1850 dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. Liria erdhi pas amnistisë së shpallur nga Francesco II, me rënien e Mbretërisë së Napolit.

Pas amnistisë, Placco u rikthye në vendlindje dhe u angazhua sërish me bashkëatdhetarët arbëreshë. Në vitin 1860 mori pjesë në betejën e Ponte della Valle në Caserta. Megjithatë, i zhgënjyer nga zhvillimet pas Bashkimit të Italisë, ai emigroi në Argjentinë, ku u përkushtua mësimdhënies në pedagogji dhe gjuhë italiane.

Placco la pas disa vepra poetike, kryesisht poema dhe kujtime. Ndër krijimet më të njohura është poezia “Vajtim”, ku shprehet qartë fryma e tij atdhetare dhe lidhja e fortë me vendlindjen.

Ai u nda nga jeta më 27 shkurt 1896, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë dhe kulturën arbëreshe.

Në nder të tij, në janar të vitit 1970, në Çifti të Kalabrisë u themelua shoqata kulturore “Gennaro Placco”, që mban gjallë kujtimin dhe veprën e patriotit arbëresh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.