“Dhuro një pjesë historie”: Muzeu i Elbasanit fton familjet të ruajnë traditat

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Muzeu Etnografik i Elbasanit ka pasuruar fondin e tij me një dhuratë të veçantë nga familja e Mehmet Qorrit, duke marrë një sënduk rreth 150-vjeçar dhe dy jorganë tradicionalë me vlera historike dhe artizanale.

Njëri prej jorganëve ka një histori afro 120-vjeçare dhe është prodhim i mjeshtërve të artizanatit të kohës, ndërsa tjetri i përket një periudhe më të vonshme, duke dëshmuar vazhdimësinë e kujdesit për trashëgiminë kulturore familjare. Së bashku, këto objekte pasqyrojnë jetën familjare, mjeshtërinë dhe vlerat estetike të kohëve të shkuara.

Muzeu u bën thirrje familjeve që zotërojnë objekte të vjetra të ndjekin këtë iniciativë, duke kontribuar në ruajtjen e historisë dhe traditave lokale. Çdo dhuratë shoqërohet me shënimin e emrit të dhuruesit dhe bëhet pjesë e ekspozitës për vizitorët.

I vendosur në një ndërtesë karakteristike qytetare, Muzeu Etnografik i Elbasanit përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Ai ekspozon rreth 80 lloje zejesh tradicionale dhe objekte që pasqyrojnë mënyrën e jetesës, veshjet, mobilimin dhe artizanatin e trevës së Elbasanit ndër shekuj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.