Dhimbje e thellë ka mbërthyer fshatin Grykësh i Madh në Peqin, ku sot u mbajt ceremonia mortore për katër anëtarët e familjes Kola, Artit, Jonidës dhe dy fëmijëve të tyre, Hajdarit dhe Xhesikës, të cilët humbën jetën javën e kaluar në Itali, nga monoksidi i karbonit. Ata u përcollën për në banesën e fundit në vendlindje, këtë të enjte, 12 shkurt.
Në fshat mbizotëron heshtja dhe atmosfera e rëndë e zisë, ndërsa qindra banorë janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Kjo tragjedi ka prekur thellë çdo familje të zonës, duke bashkuar komunitetin në dhimbje dhe solidaritet.
Ngjarja konsiderohet si një nga humbjet më të rënda që ka përjetuar Grykshi i Madh ndër vite, duke lënë pas trishtim të thellë dhe një plagë që do të mbetet gjatë në kujtesën e banorëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.