395 banorë përfitojnë kompensim financiar dhe parcela ndërtimore nga Kadastra

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njofton se 395 banorë do të përfitojnë nga vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili mundëson vijimin e procesit të kompensimit financiar për ish-pronarët, pasuritë e të cilëve janë zënë nga ndërtime të legalizuara.

Ky vendim hap gjithashtu rrugën për pajisjen e banorëve me parcelën ndërtimore për objektin e tyre.

Sipas vendimit, për këtë proces janë vënë në dispozicion 1.1 miliardë lekë, ndërsa 101 mijë metra katrorë sipërfaqe përfshihen në trajtimin e 437 pasurive. Përfituesit, gjithsej 395 banorë, do të kenë mundësinë të pajisen me parcelat ndërtimore për banesat e tyre.

Autoritetet e konsiderojnë këtë hap si një përparim të rëndësishëm për garantimin e sigurisë juridike dhe për përmbylljen e proceseve të legalizimit.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, emrat e përfituesve do të publikohen edhe në faqen zyrtare të ASHK-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.