Një tjetër hap i rëndësishëm u ndërmorr në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, pas takimit të përbashkët të shefave të shtabeve të tre vendeve në Tiranë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se ky takim sinjalizon vullnetin për më shumë bashkëpunim ushtarak, ndërveprueshmëri dhe gatishmëri operacionale mes vendeve pjesëmarrëse. Fokus i veçantë u vu te zhvillimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.
Sipas Vengut, viti 2026 do të shënojë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike, duke forcuar kështu bashkëpunimin e vendeve ballkanike në kuadër të sigurisë rajonale.
Ky hap thekson angazhimin e tre vendeve për të zgjeruar kapacitetet operative dhe për të ndërtuar një koordinim më efikas në mbrojtjen e interesave strategjike dhe stabilitetit rajonal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.