Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion një platformë të përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm, duke shënuar një hap të ri në bashkëpunimin institucional mes dy vendeve.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila theksoi se sistemi i ri elektronik përfaqëson një nivel të avancuar të koordinimit dypalësh. Me këtë nismë, Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimit të emigrantëve.
Platforma shërben si një sistem i unifikuar për menaxhimin e rasteve të shtetasve që kanë lëvizur në mënyrë të paligjshme, duke mundësuar shkëmbim të strukturuar të të dhënave mes autoriteteve përkatëse dhe përpunim të rasteve në kohë reale. Sistemi synon të rrisë efikasitetin e procedurave, duke reduktuar kohën e trajtimit dhe duke përmirësuar bashkërendimin institucional.
Sipas njoftimit zyrtar, përfitimet kryesore të platformës përfshijnë procedura më të shpejta, ulje të barrës administrative, transparencë më të lartë dhe standardizim të proceseve. Autoritetet theksojnë se kjo nismë përforcon më tej partneritetin mes Shqipërisë dhe Belgjikës në fushën e menaxhimit të migracionit dhe zbatimit të ligjit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.